Pasi Irani sulmoi me dronë Izraelin, vjen dhe reagimi i nga ambasada shqiptare në Tel Aviv.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada i bën thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael se në rast nevoje emergjente të kontaktojnë në të dhënat e lëna nga ambasada.

Ambasada shqiptare në Izrael:

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:

Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:

+972 544806601

+972 549042813

si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

[email protected]

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë.

Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu