Opozita do të zhvillojë këtë të hënë (23 dhjetor) protestën e radhës.

Ndryshe nga protestat e herëve të tjera, apo siç e quajnë ata vetë mosbindje civile, për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, kreu i PD-së.

Si pasojë e protestës do të bllokohen edhe disa rrugë në Tiranë.  Ato janë: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Kujtojmë se protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor dhe zgjati tre orë, duke bllokuar 6 akset kryesore në të gjithë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu