Ballina Kulture Opera “Mrika” rikthehet në teatrin “Migjeni” në 65-vjetorin e krijimit të saj

Opera “Mrika” rikthehet në teatrin “Migjeni” në 65-vjetorin e krijimit të saj

65 vite më parë, në 1 dhjetorin e 1958-es, u shfaq për herë të parë në Shkodër opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova. Një vepër që mishëroi ëndrrën e të gjithëve, por sidomos artistëve shkodranë, me në krye të madhin Prenk Jakova, që dhe Shqipëria të kishte operan e saj.  E këtë jubile, qyteti i tij e përkujtoi me rikthimin në teatrin “Migjeni”, të disa prej pjesëve të kësaj vepre muzikore. Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në te gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me kënge, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bërë atë një operë kombëtare.

Për muzikologun Ridvan Karakaçi, kompozitori Prenkë Jakova e rreshtoi Shqipërinë krah vendeve europiane që për kohën ishte sfidë me vete. Prenk Jakova e shkroi operën Mrika në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti. Kompozitori foli në ketë opera me një gjuhe plot aroma dhe ngjyra shqiptare. Prenk Jakova në operan e tij u tregue njohës dhe mjeshtër i dramaturgjisë muzikore operistike. Për suksesin e arritur Prenk Jakova u dekorua me Urdhrin e Punës të Klasit të Parë dhe me Çmimin e Republikës ndërsa me vone i akordohet titulli Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks