Kreyministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e raportit të monitorimit të OECD/SIGMA, i cili dëshmon me fakte domethënëse transformimet e Shqipërisë, duke e pozicionuar si një vend lider në rajon në prokurimet publike, menaxhimin e financave publike, qeverisjen digjitale, menaxhimin i burimeve njerëzore dhe zhvillimin e administratës publike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se është inkurajuese që vendi të marrë vlerësime pozitive nga një burim i padyshimtë për profesionalizmin.

Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se pas raportit, do të vlerësojnë se çfarë duhet përmirësur dhe adresuar sepse ngritja e një administrate publike e denjë për familjen evropiane nuk është diçka e lehtë.

Rama: Është inkurajuese që nga ky burim i padyshimtë për profesionalizmin të marrim vlerësime kaq pozitive, por është edhe shumë nxitëse që po nga ky burim ne të marrim dhe dije mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe për tu adresuar sepse ngritja e një administrate publike të denjë për familjen e Evropës së bashkuar nuk është një fjalë goje, është një ushtrim kompleks.

Mbajat shënim një pikë që zoti Virante theksoi kur foli për përplasjen midis legjislacionit që është një adoptim i legjislacionit evropian dhe kulturës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila është një kulturë jo fort e gatshme sot për t’i përgjigjur legjislacionit me vënien në jetën e përditshme të të gjithë aspektve të atij legjislacioni.

Unë do të shkoja pak më thellë në këtë sepse kur flasim për kuturën besoj që thelbi është te kultura e institucioneve, jo te kultura e personit. Duke na munguar kultura e institucioneve, ne kemi një hendek shumë më të madh për të mbushur.

Dhe këtu vijmë te BE, vijmë te SIGMA dhe gjithë instrumentet e tjerë. Publiku në Shqipëri është publiku më pro evropian. Ne jemi në një pozicion që shumëkush do të donte të ishte nga vendet e tjera të rajonit. Duke pasur popullin më pro evropian kemi një bazë shumë të fortë që bën që të gjitha reformat dhe përpjekjet që na çojnë në BE të kenë mbështetjen e domosdoshme pa të cilën është shumë e vështirë që të ndërmerren dhe të zbatohen reformat.

Ditën e sotme u prezantuan gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm.

Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA i pranishëm ishte edhe drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant,

Sipas vlerësimit të SIGMA-s Shqipëria është lidere rajonal.“Keni qenë vendi më i dedikuar. Nuk kemi bërë kompromis profesional por kemi njohur atë cfarë është e mirë. Pika më e fortë, dixhitalizimi’ tha përfaqësuesi i OECD.

Edhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi se Shqipëria është pozicionuar si vend lider rajonal në shumicën e indikatorëve të matur nga SIGMA, të tillë si menaxhimi i financave publike, qeverisja digjitale, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe zhvillimin e politikave

Gjetjet e raportit të SIGMA-s, janë burimi kryesor i vlerësimit të Komisionit Evropian në fushën e Administratës Publike në Raportet vjetore të Progresit. Vlerësimi i parafundit për Shqipërinë është kryer në 2021. SIGMA është një nismë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu