Ballina Aktualitet Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për rikthimin në detyrë të drejtorit të...

Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për rikthimin në detyrë të drejtorit të Ujësjellësit Shkodër, GJKKO dënon me 100 mijë lekë gjobë Bardh Spahinë

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun demokrat të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia për veprën penale “pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor”. GJKKO e ka dënuar Spahinë me 100 mijë lekë gjobë, ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin me 700 mijë lekë gjobë.

Spahia nuk ka zbatuar një vendim gjykate për të rikthyer në punë një drejtor që më parë e kishte shkarkuar.

Bëhet fjalë për një vendim të marrë në vitin 2022. Në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka marrë dy vendime, për të shkarkuar administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve Mark Molla dhe emëroi Arvit Bushatin, që ishte një anëtar i FRPD-së.

Molla është ankuar në gjykatë dhe ka fituar. Gjykata vendosi pezullimin e dy akteve të nxjerra nga Spahia deri në një vendim të formës së prerë por sipas SPAK edhe pse ish-kryebashkiaku Spahia ishte njohur me këtë vendim dhe nuk e ka zbatuar. Përkundrazi Spahia ka nxjerrë disa ditë më vonë tre vendime të tjera, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra Mark Mollën dhe ka emëruar të njëjtin person si administrator. Këto veprime vlerësohet se janë kryer me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks