Ndërsa te qytetarët është krijuar bindja se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti, kryesisht pasi PS mundi të sigurojë për herë të parë mandatin e tretë radhazi, kjo nuk vlen për Sali Berishën.

Në një bashkëbisedim me qytetarë dhe intelektualë në Shijak, Berisha në përgjigje të pyetjes së një qytetari se a rrëzohet Rama dhe si mundësohet kjo, detajoi një përgjigje me tre hapa që në themel të saj ka krijimin e një kryengritje paqësore popullore.

Berisha: A rrëzohet Edi Rama? Absolutisht rrëzohet, Edi Rama rrëzohet. Çfarë duhet të bëjmë se më pyete si do rrëzohet. Nëse në 7 korrik ne arritëm në një stacion shumë të rëndësishëm si opozitë ne duhet të bëjmë gjithçka secili prej nesh që të bindim sa më shumë qytetarë të këtij vendi  me parti dhe pa parti, socialistë apo të bindjeve të tjera se ky është një fatkeqësi kombëtare.Së dyti, Edi Rama me votë nuk ikën, duhet të rrëzohet me një lëvizje të fuqishme popullore, me një kryengritje paqësore.

Së treti, Edi Rama duhet të marrë një mesazh se ne kemi qëllim absolut votën e lirë dhe ai që do të guxojë të prekë votën do të prekë të zezën e vet, nuk do mundet kurrë ta prekë më atë. Nëse ne që jemi këtu me datë 27 prill të vitit 2021 do kishim mbushur rrugë dhe sheshe për votën që grabiti, Edi Rama nuk do ishte kurrë sot në pushtet. Ka plot njerëz që thonë: Me këta duhet të dialogojmë? Po ja e votojnë, po ja ka këta, ka ata.

Duhet ta kemi të qartë se një pjesë e madhe votojnë nga frika dhe kur tu nxjerrim ne frikën njerëzve ju garantoj se mbështetja e tij nuk do të jetë as ajo që ka pasur Partia e Punës në 1992. Kërkon të organizojmë një lëvizje të fuqishme, shumëplanëshe, një lëvizje me të cilën të vrasim frikën në çdo qoshe të këtij vendi, një lëvizje me të cilën ne të përballemi për të rivendosur votën e lirë në Shqipëri.

Nuk ka diktaturë dhe pushtet që mund ti rezistojë një lëvizje të fuqishme popullore, një kryengritje paqësore popullore. Ne duhet të ecim drejt saj.Nëse nuk ecim drejt saj dhe nuk vendosim, ne nuk përmbushim detyrimet as ndaj vetes, as ndaj fëmijëve tanë. Shqipëria do të mbetet një karikaturë demokraci, e cila do të zbrazet çdo ditë e më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu