Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk ka asnjë informacion sa i përket paralajmërimit të Taulant Ballës për shpalljen Non grata nga BE.
Berisha: Kontratën time me qytetarët nuk ka forcë ta thyejë
Në politikë Sali Berisha është vetëm nga qytetarët. Kontrata ime, nuk ka forcë në botë që të thyejë këtë kontratë me shqiptarët. Nuk ka ligj që mund të dëmtojë këtë kontratë. Ajo është kontrata me Shqipërinë, me qytetarët. Nuk kam asnjë lloj impresioni. Treni nuk ndalet.
…Fronti që organizoi 7 korrikun, do organizojë lëvizjen për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku. Kudo që bëhen protesta, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë.
Protestat/ Berisha në Konferencën me gazetarët: Koordinim me Shtëpinë e Lirisë dhe Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë.
Lëvizjet e mëdha do koordinohen padiskutim me Partinë e Lirisë dhe me të gjithë frontin. Ekziston një front, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, ky front ishte ai që organizoi 7 Korrikun, ky front do të organizojë tani lëvizjen e madhe apo kryengritjen paqësore të shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku.
Ndaj dhe Partia e Lirisë shumë normale vendos për protesta dhe kudo që bëhen protesta, ne u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë.
Protestë për shembull kanë lajmëruar qytetarët e Vlorës, nuk ka protestë më të ligjshme se ajo, se të sjellësh përbindësha që emëtojnë squfur në ditë sa 1 mijë makina në një qytet me përmasa të kufizuara siç është Vlora.
Nuk është një qytet i hapur, do të thotë t’i helmosh, do të thotë t’ju mbushësh ajrin me grimca kancerogjene, është një krim i rëndë i shëndetit dhe mjedisit të Vlorës.
Do të dalin ata, qytetarët do të kenë mbështetje të plotë të Partisë Demokratike për të dalë derisa t’i përzenë nga ujërat e Vlorës.
Berisha në konferencën me gazetarët: Rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë shtresën e mesme
Vetëm dje, Edi Rama dhe qeveria e tij tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të pamëshirë ndaj shqiptarëve.
Ai paraqiti një paketë ndihmëse prej 50 milionë eurosh, ndërkohë që ka fituar 400 milionë euro nga rritja e çmimeve.
Ai vendos më shumë për luksin e tij, vendos më shumë, shumë më tepër, për klientelën e tij.
Jo vetëm kaq, por dje ai njoftoi rritjen e çmimeve të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat.
Tani unë u jap një shifër ju, se këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Regjistrimi i vitit 2011, tregonte se 340 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një banesë. Tani kjo përqindje është më e lartë. Tani ky do i gjobisë në mënyrë cinike, të pashpirt.
Po kush goditet me këtë? Goditet shtresa e mesme, goditen mjekët, inxhinierët, biznesi i vogël. Këta nuk e përballojnë dot më jetën. Këta detyrohen të largohen. Dhe mbetet Rama dhe oligarkët e tij dhe njerëzit që ai i varfëron.
Dje kisha një të ri, që kishte ardhur nga Italia para disa vitesh. U trishtova. Më tha se po shes ato dy biznese në një fushë shumë interesante, sepse këtu nuk mund të shtyhet më. Ka shkatërruar mjedisin e biznesit.
Njoftoi dje se rritet me 42 lek kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë. Do të thotë se rritet 4.4 herë. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Zvicrën, Gjermaninë dhe Francën.
Por a kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Kosovën, me Maqedoninë? 8 vite më parë e kishim rrogën mesatare mbi 20 përqind më të lartë se Kosova dhe Maqedonia.