E marta e 19-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë. Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe kanë shumë besim, ndërsa lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare thonë qytetarët.
“Unë lutem për gjithkënd. Prej Kosove jam çuar apostafat”
Nga Tirana. Lutem për fëmijët, për dashamirësit e njerëzimin. Kam shumë besim.
Lutem për fëmijët. Vend i bekuar, na ka ndihmuar, për gjithçka i jemi lutur na ka dal në krah.
Vijmë shpesh, përderisa vijmë këtu kam besim. Kam parë njerëz që kanë ardhur në barela dhe janë kthyer në këmbë. Lutem për gjithë njerëzit e mi, mbarë ia bëftë gjithë popullit shqiptar kisha e Laçit”, thonë besimtarët.
Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm. Për mbarëvajtjen e ritualit fetar janë hartuar një plan masash nga policia në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit.