Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës, deklaroi se edhe trupi i nënës dhe dy fëmijëve të tjerë dyshohet se ndodhet në këtë vend.

Balla i përlotur tha se dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmievë ndodhet tek Ura e Bunës. Sipas tij, gratë duhet të denoncojnë dhunën e çdo forme.

Taulant Balla: Dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër dyshohet se është në këtë zonë. Policia dhe peshkatarët do vazhdojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarja është e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot. Iu bëj thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që të denoncojnë dhunën.

Ne si shoqëri duhet t’ju japim besim grave që të shpëtojnë nga dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale. Duhet të ketë reagim mbarëshoqëror, sepse rol luan kushdo. Gratë të denoncojnë dhunën.

Ministri, i pyetur nga gazetarët, deklaroi se nga ana e Alma Arrazit nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi në policinë e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu