Ballina Kronike Ngacmoi se*sualisht një 27-vjeçare, pranga kamarierit në Shkodër

Ngacmoi se*sualisht një 27-vjeçare, pranga kamarierit në Shkodër

Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare, në lokalin ku ishte kamerier, arrestohet menjëherë pas kallëzimit, 31-vjeçari.

Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks