Një ish-polic shqiptar është burgosur me 2 vite burgim  në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Igli Duka, i cili nga polic u bë kopshtar në shtëpi bari në në West Lothian, raporton BBC.

Igli Duka, 24 vjeç, u arrestua pasi policia bastisi një ndërtesë në Houston Industrial Estate, në Livingston, vitin e kaluar.

Duka tha para autoriteteve britanike se një gangster famëkeq që ai kishte arrestuar në Shqipëri në kohën kur ishte polic, e kishte shantazhuar dhe detyruar për të punuar në shtëpi bari në Britani.

Duka tha se mafiozi kishte kërcënuar familjen e tij, pasi kishte dalë nga paraburgimi.

Avokati i Dukës, Andy Aitken, pretendoi se anëtari i “rangut të lartë” të bandës kishte dhënë ryshfet për të dalë nga paraburgimi..

Avokati i tha gjykatës se anëtari i bandës akuzoi Dukën dhe familjen e tij se i kanë borxh 50 mijë paund ( ryshfeti që ai dha për të dalë nga paraburgimi).

BBC raporton se 24-vjeçari u detyrua të bëhej kopshtar në shtëpi bair, pasi ai ishte para 2 zgjedhjeve “ose kujdesej për fermën e kanabisit ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri, pasi gangsteri e bëri atë përgjegjës për arretsimin në Shqipëri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu