Ballina Kronike Nga alkooli në drejtim mjeti tek mosbindja ndaj policisë dhe kanosja. 1...

Nga alkooli në drejtim mjeti tek mosbindja ndaj policisë dhe kanosja. 1 në pranga dhe 3 të proceduar në Shkodër

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.  

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar veprimet e punonjësve të Policisë së Rendit. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

E. H., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, i është gjetur 1 mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; 

A. P., banues në fshatin Stajka, pasi ka bërë kallëzim një 57-vjeçar, se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit. 

Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi Sh. K., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks