Do të zhvillohet nesër në orën 11:00 protesta e pedagogëve përballë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Nga ana e saj Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë me dije se do të mbështesë protestën e paralajmëruar, ndërsa bën thirrje që pedagogët të bëhen bashkë dhe të qëndrojnë larg interesave politike të ditës.
Kreu i Sindikatës në Shkodër Peter Saraçi tha se pedagogët kanë kërkuar rritje të pagave. “Nëse kërkesat nuk plotësohen atëherë do të vazhdojmë të ndjekim pikat e tjera”, tha Peter Saraçi. Përshëndetje të nderuar Kolegë!
Siç jeni informuar dhe nga mediat për ecurinë e bisedimeve me Ministren e Arsimit dhe Sportit, dhe për mosdakordësinë për çështjen e vlerësimit të pedagogut me një pagë dinjitoze, Sindikata ka vendosur vijimin e veprimeve sindikale deri në realizimin e kërkesave tona minimaliste. Në këtë kontekst, ju dërgojmë informacionin (një pjesë attachment) me sqarimet si mëposhtë:
-Thirrjen per protestën e radhës të Stafit Akademik, Ndihmës Akademik dhe Administrativ të Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik, që do të mbahet të Mërkurën, më datë 05 tetor 2022, ora 11.00, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.