Drejtori i hekurudhave Ergys Verdho është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të enjte.
Verdho, i cili është i deleguar politik i Shkodrës, ka deklaruar se ishte thirrur ‘si person në dijeni për një çështje të vjetër’, duke mos dhënë detaje të tjera.
Verdho u emërua në krye të këtij posti në fillim vitit 2024. Më herët ai ka qenë drejtues Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare.






