“Viti 2024 u trondit nga ngjarje të rënda si krime në familje, krime mafioze, vrasje me dashje apo vrasje në rrethana cilësuese, disa prej tyre të zbardhura në kohë rekord e disa të tjera ende pa autor”

Por, çfarë thonë statistikat e vrasjeve të këtij viti?

Ervin Hodaj, drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit:

“Ka disa vite që kryesisht numri I veprave penale të rënda, pra vrasjet janë ulur. Deri në këto moment që flasim veprat penale të vrasjeve janë 39, pra në të gjithë vendin dhe 33 prej tyre janë zbardhur ndërsa 6 të tjera janë ende duke u hetuar. Kryesisht janë vrasje të tipit mafioz,  ajo në Vlorë, Dobraç, në Gjirokastër etj,  të cilat po ndiqen me precedencë nga policia. Në  2024 ka një rritje të lehtë të numrit të vrasjeve krahasuar me vitin e kaluar, por statistika e deritanishme gjithsesi është shumë më e ulët se ajo e viteve të tjera të mëparshme.”

Vetëm 6 vrasje në të gjithë vendin, kryesisht të natyrave mafioze janë ende të pazbardhura, për të cilat hetimet janë në vijim.

Krimi i vrasjes është i vështirë për t’u zbardhur, ato me paramendim apo ato të karakterit mafioz, por strukturat po punojnë sigurisht me sfidat e veta, por nga sigurimi I dëshmive që është I pakët apo edhe provat në vendin e ngjarjes bëjnë që të kërkojë më shumë kohë.. Sa I takon zbardhjeve nuk është vetëm 1 prej tyre, por janë disa që po faktohen, dokumentohen dhe do ketë rezultat”

Po cilat janë qarqet me shifrat më të larta të vrasjeve, dhe ngjarjet që konsiderohen edhe si më të vështirat për t’u zbardhur.

“Qytetet me problematike janë kryesisht qarqet e mëdha si Tirana, Shkodra, Durrësi apo Lezha dhe Vlora pothuajse ne te gjitha këto qarqe ka ende ngjarje te pazbardhura por po punohet sepse veprimtaria e krimit te organizuar ne këto qarqe me prapavije te tille kërkon pak me shume kohe për zbardhjen e tyre”,

Teksa 2024 po mbyllet, drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ervin Hodaj veçon disa nga ngjarjet më të rënda, që kanë tronditur opinionin publik, por edhe më të vështira në hetim.

“Përveç vrasjeve në familje, të tjerat janë me natyrë të vështire, ngjarja e Shkodrës është e vështirë, ajo në Memaliaj po ashtu por kanë specifikat e veta ngjarjet .Edhe në Tirane ngjarja që ndodhi te fakulteti. Pra, vrasja e Reçit ishte në dukje shumë e vështirë por ene pak ditë ajo u zbardh prandaj them varet nga natyra e krimit”

Së fundi adoleshentë e të mitur kanë qenë viktima apo autorë të disa sherreve mes tyre, që kanë përfunduar me përdorim armësh të ftohta.

“Ndërsa vrasja e 14-vjeçarit ishte shumë e rëndë na tronditi të gjithëve, ne e trajtuam me shumë delikatesë, sepse vetë ngjarja ishte e tillë, kjo duhet  të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne sepse para se ngjarja të shkojë deri në këto limite, duhet të ketë rol prindi, mësuesi, oficeri roje i sigurisë. Pra, duhet të parandalohen”, tha ai.

Gjatë këtij viti krimet në familje zënë pjesën më të madhe të vrasjeve në total, ndërsa ka me pas ekzekutime mafioze.

Vrasjet gjatë viteve:

  • 2020 janë regjistruar 52 vrasje
  • 2021 janë regjistruar 61 vrasje
  • 2022 janë regjistruar 43 vrasje
  • 2023 janë regjistruar 35 vrasje
  • 2024 janë regjistruar 39 vrasje/abc

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu