Ballina Kronike Ndërtonin pa leje 4 objekte që do të përdoreshin për turizëm në...

Ndërtonin pa leje 4 objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth, dy persona në pranga (EMRAT)

U kapën në flagrancë, teksa ndërtonin pa leje, 4 objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth, arrestohen 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit Astrit V., 44 vjeç dhe Gjon D, 60 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në Theth, 44-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve prej druri, ndërsa 60-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 1 objekti. 4 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.

Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks