Shkodra dhe Tropoja do të lidhen përmes aksit rrugor, Qafa e Ndërmajës-Peraj. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko bëri të ditur se ky aks rrugor që lidh Thethin me Lekbibajn do të ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
“Në Tropojë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit konfirmoi marrëveshjen me bashkinë e Tropojës, në realizimin e investimit në rrugën Qafa e Ndërmajës – Peraj (njësia e Lekbibaj). Kjo rrugë do lidhi Shkodrën (Thethin) me Lekbibaj dhe Bajram Currin”, deklaroi Majko.
Prej vitesh tashmë Parku Kombëtar në Alpet e Veriut, me Thethin e Valbonën, renditen si zgjedhja perfekte për të apasionuarit pas natyrës që duan të përjetojnë eksperienca unike të mikpritjes
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit janë të pakta dhe në gjendje të keqe.