Ballina Kronike NDËRTIME PA LEJE NË BOGË, ARRESTOHET 30-VJEÇARI

NDËRTIME PA LEJE NË BOGË, ARRESTOHET 30-VJEÇARI

Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi Asar Basha 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks