Një lajm i hidhur vjen nga Italia: është ndarë nga jeta Dashamir Dini, ish-drejtor, ish-kryeredaktor dhe gazetar i njohur i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra.

Ai ndërroi jetë në Bergamo, Itali, pas një hemorragjie cerebrale akute, teksa po trajtohej për një sëmundje të rëndë që i ishte diagnostikuar së fundmi.

Me një karrierë të gjatë dhe të përkushtuar në median shqiptare, Dashamir Dini drejtoi Radio Shkodrën dhe RTSH Shkodrën për një periudhë prej 22 vitesh, në dy mandate: nga viti 2000 deri më 2003 dhe më pas nga 2017 deri në 2021. Ai do të kujtohet për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tij në punë.

Përveç gazetarisë, ai ushqente një pasion të veçantë për letërsinë, veçanërisht për poezinë, të cilën shpesh e ndante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Newspower.al i shpreh ngushellimet familjes Dini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu