Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme njoftoi emërimin e Muhamet Rrumbullakut në krye të policisë së shtetit.

Bledi Çuçi: Sot Këshilli i Ministrave emëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakun. Rrumbullaku i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë. Reformoi agjencinë që është kthyer në një agjenci civile dhe rezultatet e reformës kanë filluar të ndjehen ndërkohë. Rrumbulaku mban gradën e drejtuesit të parë në piramidën e policisë së shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të Policisë së Shtetit.

Në orën 16:00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të dy drejtorëve të tjerë të Ministrisë së Brendshme përkatësissht të drejtorit të ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policor edhe të drejtoreshës së IKMT.”, shtoi Çuçi.

Emrat e tyre janë paraprakisht, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policor ndërsa Dallëndyshe Bici është rikthyer në krye të IKMT-së pak ditë pas shkarkimit si zv/Ministre e Mbrojtjes.

Kush eshte Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, ndërkohë që është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Gjithashtu ka edhe një Master Profesional në vitin 2011.

Z. Rrumbullaku ka patur një karrierë të gjatë në këtë profesion.  Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në policië e shtetit. Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor e shumë pozicione të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu