Prej mesditës së sotme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, ku në shumicën e territorit ka patur reshje shiu me intensitet të lartë, ndërsa në zonat malorë nuk kanë munguar reshejt e dëborës.
Duke parë situatën në rrugë Policia ju ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalitikën rrugore dhe të tregojnë kujdes.
APEL PËR MË SHUMË KUJDES!⚠️
Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave 🚗🏍️🚴♂️, veçanërisht duke përdorur shenjat dalluese gjatë natës 🌃 dhe në mot me shi 🌧️, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë 🚶♂️ duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore 👮♂️👮♀️ dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore 🚔.
#TregoniDurimNeTrafik 🚦
#RespektoniRregullateQarkullimit 🚸
#NdiqniUdhezimetePoliciseRrugore