Mijëra familje janë pa energji elektrike në Lezhë. Moti i keq dhe era e fortë që vijon ende duket se kanë shkaktuar probleme në rrjetin elektrik.
Mungesa e energjisë që prej mbrëjmës të së shtunës vijon ende në lagje të qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit. Në zonat rurale situata është edhe më e vështirë.
Për shkak të motit të keq me erë, gjatë natës janë rrëzuar dy pemë në oborrin ku është vendosur spitali rajonal i Lezhës duke dëmtuar disa automjete të parkuara si dhe një objekt që ndodhej aty pranë.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit.
Reshjet janë ndërprerë që prej mbrëmjes së kaluar, por temperaturat kanë rënë nën zero duke sjellë ngrica, kryesisht në zonën e Mirditës.