Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar këtë të martë buxheti për vitin 2025.

Pro kanë votuar mazhoranca, ndërsa votat kundër kanë ardhur nga opozita. Pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.

Kujtojmë se buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.Shpenzimet për vitin 2025 parashikohen në vlerën e 8.2 miliardë euro ose 822.7 miliardë lekëve duke pësur një rritje të konsiderueshme me të paktën 600 milion euro në krahasim me këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu