Merr fund pritja dhe sorollatjet! Pas shumë apelesh të lëshuara ndër vite, shteti kthen sytë nga shtëpia e Pashko Vasës në Shkodër. Në këtë banesë monument kulture të kategorisë së parë ka nisur ndërhyrja për riparimin e çatisë, për ti paraprirë stinës së reshjeve që sjell një sërë problematikash në këtë objekt.

📍Ekipi i mirëmbajtjes, DRTK Shkodër, po kryen punime mirëmbajtje dhe qeramosje në disa nga banesat monument kulture, si masë parandaluese e problematikave që shfaqen gjatë stinës së dimrit dhe reshjeve.

✅Ndërhyrja e radhës, po kryhet në banesën monument kulture ‘Pashko Vasa’ , Kategoria I, ndërkohë që puna do vijojë në disa banesa pasuri kulturore varësisht nevojave emergjente që ato paraqesin për të ndërhyrë, si pasojë e emergjencave stinore.

Ministria e Kulturës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu