Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia këtë të martë në Durrës.

Pas hetimeve policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit, Branko Shkoza, Majlind Habibi, pasi dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

H.SH. banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se autori banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza Shkozën i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Bazuar në dëshminë e autorit dhe hetimet e para dyshohet se janë zënë pasi autori pretendonte se viktima i kishte ngacmuar të shoqen. Në sherr e sipër e ka shtyrë dhe hedhur në kanal ku më pas u gjet pajetë. Gjithsesi nuk është ende i qartë motivi i ngjarjes dhe po punohet për ta zbardhur plotësisht atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu