Ballina Kronike Me kokainë në makinë, arrestohen 2 të rinj në Shkodër. Policia iu...

Me kokainë në makinë, arrestohen 2 të rinj në Shkodër. Policia iu gjen në banesë edhe municion luftarak

Shkodër/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”. U kapën në flagrancë në Shirokë, me doza kokaine të gatshme për shitje, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen dozat e kokainës, 1 peshore elektronike, 1 automjet, 2 celularë dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e njërit prej të arrestuarve. Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhordan. C., 22 vjeç dhe Franc. M., 22 vjeç.

Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Xh. C. dhe pasagjer shtetasin F. M. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre 2 shtetasve, janë gjetur doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike për ndarjen e kokainës në doza.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. C., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me sasinë e kokainës, peshoren elektronike dhe automjetin me të cilin u kapën në flagrancë 2 të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks