Ballina Sport Me gjigandët evropianë, Vllaznia në grup të hekurt Champions League për vajza

Me gjigandët evropianë, Vllaznia në grup të hekurt Champions League për vajza

Një grup super të hekurt. Ky është fati i vajzave të Vllaznisë në shortin e grupeve në Nyon të Zvicrës. Chelsea, PSG dhe Real Madrid do të jenë super ekipet me të cilët do të përballen shkodranet.

Vllaznia për Femra ishte ekipi i vetëm shqiptar në kupat e Evropës që ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e ‘Champions League’ pasi mundi në Shkodër ekipin ukrainas Vorskla-Kharkiv me rezultatin 2-1 me një eurogol nga Berisha.

Ky rezultat i çon për herë të parë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni prestigjoz dhe është padiskutim një ditë për t’u shënuar në kalendar për futbollin shqiptar. E ndërsa kombëtarja e meshkujve dje zhgënjeu me barazimin ndaj Islandës, sot ka ardhur një rezultat historik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks