Ballina Politike Mbyllja e tre kapitujve, Rama: Reformat po japin rezultate, Shqipëria ecën përpara

Mbyllja e tre kapitujve, Rama: Reformat po japin rezultate, Shqipëria ecën përpara

Këtë të martë është zyrtarizuar mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25 – Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31 – Marrëdhëniet me Jashtë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se reformat po japin rezultate dhe se Shqipëria ecën përpara.

“Sapo ramë dakord për të mbyllur 3 kapituj. Reformat po japin rezultate dhe vendi jonë po merr përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit. E sotmja është e rëndësishme sepse thekson një mesazh të fuqishëm. BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara. Super e martë dhe uroj që ju të ruani këtë ambicie. Falemindeërit Marta që ke qenë e durueshme dhe na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengesave. Ne po sjellim standartet europiane më afër qytetarëve dhe po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim me të drejta të plota në BE.

Njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerant ndaj asaj që nuk funksionon. Nuk ka asgjë më të mirë sesa rezultatet në bazë të kuadrit negociator që ka të bëjë me forcimin e institucioneve”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks