Mbreti Charles ka mbajtur fjalimin e tij të parë si mbret para anëtarëve të Dhomës së Komunave dhe Dhomës së Lordëve. Përshëndetjet u paraprinë nga anëtarët e të dy organeve të cilët nderuan mbretëreshën Elizabeth me fjalimet e tyre dhe gjithashtu shprehën respektin e tyre për mbretin e ri. Mbreti Charles III tha përpara deputetëve se ishte “thellësisht mirënjohës” pasi zbuloi se çfarë personifikonte Mbretëresha Elizabeth për të popullin e tij dhe mbarë botën.
Më tej monarku i Britanisë së Madhe theksoi rolin e veprimtarisë parlamentare por edhe mbretërore për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve
‘Ne mblidhemi sot në kujtim të shërbimit të përkushtuar të Mbretëreshës ndaj kombeve dhe popujve të saj’. Madhëria e ndjerë “u zotua t’i shërbejë vendit dhe këtij popullt dhe të ruajë parimet e larta të qeverisjes kushtetuese që qëndrojnë në zemër të kombit tonë. Ajo jep një shembull të detyrës vetëmohuese, të cilën, me ndihmën e Zotit dhe këshillën tuaj, jam i vendosur ta ndjek me besnikëri.’- u shpreh ai.

Kryeministrja britanike Liz Truss dhe lideri i opozitës Keir Starmer ishin gjithashtu të pranishëm në Uestminster Hall, ku u zhvillua ceremonia. Në krah të mbretit Charles III ishte bashkëshortja mbretërore Camilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu