Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro ditën e sotme ndodheshin në Lalz, Durrës për të bërë një bilanc të sezonit turistik veror.
Kumbaro: Është dita botërore e turizmit. Sezoni turistik nuk ka mbaruar dhe zyrtarisht e kemi deri në 15 nëntor, ndonëse dhe dhjetori rezulton një sezon turistik më vete. Por të paktën e zgjodhëm për pjesën verore të sezonit turistik. është e rëndësishme të theksojmë se këtë vit në gjithë botën dita botërore e turizmit vjen me një koncept të ri “të rimendojmë turizmin. Për të bërë një lloj bilanci ndoshta jo 100% të mbyllur, por një lloj bilanci të beharit na duhet të themi që ende sot që jemi në 27 shtator rezervimet janë plot. Durrësi, Kavaja, Saranda, Lezha janë plot. Kjo na tregon që kemi një rezultat të ri në rritjen e sezonit turistik. sezoni ishte një bashkëpunim shumë i ngushtë me qeveritë vendore. Dhe tjetra, kontakti i përditshëm me të gjitha agjencitë në territor.Unë besoj se ky ka qenë një nga çelësat e suksesit për këtë sezon. Kemi krijuar një model shumë të mirë që na duhet ta përmirësojmë në sezonet e ardhshme. Cilësia e shërbimit në pjesën më të madhe të strukturave akomoduese është në rritje. Pasi e mbyllën sezonin veror kemi shumë arsye për të thënë që ka qenë një ndër beharët më të suksesshëm. A ishte kjo verë më e pastër se sezonet e tjera verore? Po. Është punuar çdo ditë në gjithë territorin duke pastruar plazhet 24 orë në ditë.
Rreth 29% më shumë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij viti krahasuar me 2021. Kumbaro u shpreh se më shumë se 5 milionë turistë të huaj, pa llogaritur ata nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri deri më 30 gusht 2022.
Kumbaro: 5 milion e 667 e 121 vizitorë të huaj kemi shënuar këtë vit deri më 30 gusht. Nuk përfshihen mysafirët që vijnë nga Kosova përmes Morinës pasi ata nuk regjistrohen më aty. Mund të themi që kemi pasur 29% më shumë vizitorë se viti i kaluar. Kjo tregon një rritje të reputacionit të Shqipërisë. Lëvizjet e tyre tregojnë se ka pasur diversifikim në ofertën turistike.41% e turistëve të huaj, sipas shifrave të INSTAT kanë preferuar veriun. Rajoni qendror i Shqipërisë ka pasur një rritje 138% më shumë se një vit më parë. Për vitin 2023 puna ka nisur që në 25 gusht. Gjithçka që ne e bëmë vitin e kaluar mes janarit dhe prillit do të mbyllet këtë vit mes shtatorit dhe dhjetorit.
Kryeministri e cilësoi sezonin surprizues edhe për ata vetë që ishin përgatitur për të pasur fluks turistësh.

Rama: Për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar, këto janë struktura që paguajnë punonjësit me paga qenë mesataren e vendit tonë janë paga mbi mesataren, edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj shumë të gjithë përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga gjithë ata sipërmarrës, që bëjnë investime të konsiderueshme në fazën e parë. Dihet që hoteleria është një sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv në fillim dhe durim vit pas viti për të nxjerrë fitimi. Ne kemi pasur një sezon surprizues edhe për ne që ishim përgatitur për të pasur një sezon të mirë. Realisht sezoni ishte surprizues për sa i përket sulmit të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura nga turizmi, pothuajse dyfishin e vitit të ardhshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë 5 milion e 600 e ca mijë që është e barabartë me 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar. Sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një boom turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë. Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot, por edhe nga numri i apartamenteve që kanë qenë të marra me qira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu