Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar ( i dyshuar Ibrahim Lici) që ishte pjesë e masakrës së 30 tetorit 2024 me 4 viktima, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm. Po ashtu, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

Katër efektivët e dyshuar për shpërdorimin detyre do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie detyrim paraqitje.Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.

Njoftimi:


N
ë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Rajonale Shkodër Lezhë, në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, është regjistruar procedimin penal i vitit 2024, ndaj policëve me iniciale B. K, J. S dhe V. L, në lidhje me ngjarjen e datës 30.10.2024, ku në afërsi të “Ish-SMT”, në aksin rrugor Koplik-Shkodër, në Dobraç, Shkodër, persona tëpaidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, është zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit caktimin e masës së sigurimit personal arrest në shtëpi dhe caktimin e masës ndaluese “pezullim i ushtrimit të detyrës”, ndaj shtetasveme iniciale B. K, J. S dhe V. L, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, “ndalimi i daljes jashtë shteti” dhe caktimin e masës ndaluese “pezullim i ushtrimit të detyrës” , ndaj shtetases me iniciale M. M, deri në përfundimin e veprimeve hetimore, sidyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 799 (4658), datë 22.11.2024, ka vendosur:

– Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të shtetasve B. K, J. S, V. L dhe M. M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”,  parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personave nën hetim B. K, J. S, V. L dhe M. M, masën e sigurimit personal shtrëngues “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”…, bazuar në nenin 234 të Kodit Procedurës Penale.

Caktimin ndaj personave nën hetim B. K, J. S, V. L dhe M. M, masën e sigurimit personal shtrëngues “ndalimi i daljes jashtë shteti”, sipas kërkesave të parashikuara nga neni 233 të Kodit Procedurës Penale.

-Në zbatim të nenit 233/1 të Kodit Procedurës Penale, urdhërohen personat nën hetim B. K, J. S, V. L dhe M. M, të mos largohen nga territori shtetëror shqiptar.

Në zbatim të nenit 233/2 të Kodit Procedurës Penale, detyrimin e personave nën hetim B. K, J. S, V. L dhe M. M, për të dorëzuar në policinë gjyqësore pasaportat, si dhe çdo dokument të vlefshëm që shërben për daljen jashtë shtetit.

– Caktimin e masës ndaluese “pezullim i ushtrimit të detyrës”, personave nën hetim B. K, J. S, V. L dhe M. M deri në përfundimin e hetimeve, sipas nenit 242 të Kodit Procedurës Penale.

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim B. K, J. S, V. L dhe M. M, nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahen të arrestuar, të ndaluar apo të dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

1.Nga personi nën hetim me iniciale M. M, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit vlerësimin e paligjshëm të ndalimit, heqjen e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues.

2.Nga personi nën hetim me iniciale B. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit vlerësimin e paligjshëm të ndalimit, heqjen e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues.

3.Nga personi nën hetim me iniciale V. L, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit me të cilin është vendosur vlerësimi i ligjshëm i ndalimit, caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues. Në alternativë caktimin e masës së sigurimi personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

4.Nga personi nën hetim me iniciale J. S i cili kërkoi ndryshimin e vendimit vlerësimin e paligjshëm të ndalimit, heqjen e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues. Në alternativë caktimin e masës së sigurimi personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.12.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala vendosi:

-Miratimin e vendimit me nr. 799 (4658), datë 22.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përsa i përket vlerësimit të ligjshëm të ndalimit dhe caktimit të masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur pranë Policisë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 K.Pr.Penale, për personat nën hetim B. K, J. S, V. L dhe M. M. ·        

-Heqjen e masave të sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale për personat nën hetim B. K, J. S, V. Ldhe M. M.                                                                    

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu