Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ditën e sotme ka nisur me një minutë heshtje, si shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë të 28 tetorit në Dobraç.
Kujtojmë që më 28 tetor një atentat mafioz i mori jetën Hamza Licit dhe Arlin Bushatit, si dhe për shkak të përplasjes me makinën e dy viktimave të parë humbi jetën në vengjarje dhe Flutura Basha, si dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha, i cili ndërroi jetë në spital.
Ishte këshilltarja demokrate PD Glorja Shllaku e cila propozoi 1 minut heshtje në fillim të kësaj mbledhje që kreu i këshillit Oltion Luli e pranoi duke ftuar këshilltarët që të respektojnë këtë kërkesë.