Një masakër e me përmasa të mëdha mjedisore është duke ndodhur në Alpet Shqiptare, nga zona e Malësisë së Kelmendit deri në Bjeshkët e Morinës dhe më tej.
Gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare kanë zbuluar disa persona me të paktën tre kamionë dhe fadroma, duke prerë pemë të padamkosura, pa asnjë kriter.
Gazetarët kanë filmuar momentin e prerjes së pyjeve me dron, ndërsa personat e kanë vënë re dhe kanë nxituar për t’u përballur me ta. Në një moment dëgjohet se personi që merr përsipër pronësinë e kamionëve kërcënon gazetaren duke i thënë “ta lerë atë punë”. Më pas ai tenton ta korruptojë duke e ftuar për “kafe” në Shkodër.
Kjo masakër e madhe mjedisore, që ndodh në një kohë kur metër kubi i drurit për ngohje ka shkuar plot 70 mijë lekë, është hasur në zonë e Alpeve që janë park kombëtar i mbrojtur me ligj, në Malësinë e Kelmendit, fshatrat Lëpushë e Seferaj, deri në Bjeshkët e Morinës.
newsbomb.al