Pas masës së dhënë ditën e sotme nga SPAK, gazetari Artan Hoxha ka reaguar për “Top Story” në Top Channel.

Hoxha shprehet se në mëngjes herët i bastisën shtëpinë, ndërsa pasdite e thirrën dhe i kërkuan ndjesë.

“Jam ne detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te pa publikuar te SPAK, ku flitet pre politiken dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirren na kërkuan Ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës….
Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, deklaroi Artan Hoxha për Top Story

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu