Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij në Kuvend mbi marrëveshjen për shkëmbimin e informacionit me Emiratet Arabe, tha se qeveria duhet të punojë për të lehtësuar marrëveshjet për ekstradim.
Ai tha se krerët e mafias i drejtojnë punët nga Dubai me telefon dhe porosisin vrasje në Shqipëri.
“Se ku është arritja e qeverisë kur kjo është një marrëveshje e kërkuar nga Emiratet Arabe.
Qeveria jonë ka bërë vizitë në Dubai dhe Emiratet kërkuan marrëveshje. Qeveria shkon ke Nusreti Emiratet kërkojnë marrëveshje për të thelluar marrëdhëniet. Cili është shqetësimi i Shqipërisë apo kthimi i kriminelëve që janë kthyer në anekdodë në që pushka e vrasjet kërcasin në Shqipëri porositësit e vërtetë të vrasjeve me shampanjë në Dubai. persona në kërkim nga SPAK janë atje të lirë. Në vend të kërkohet lehtësimi i procedurave për ekstradim bëni këtë. Qeveria thotë arritëm marrëveshje për informacion. po më parë nuk kemi pasur? Ka njeri në vend që nuk e di se krerët grupeve të përdorur nga Ps për zgjedhje ushtrojnë aktivitetin në Dubai me Telefon. Qeveria ka frikë se nëse vijnë këtu tregojnë emrat e politikanëve? Të gjitha vijnë për shkak të dështimit të qeverisë shqiptare jo për meritë të saj. E kishin mediat spanjolle sot. Karteli Sinaloa atje dhe lidhja me grupet shqiptare . Strukturat e inteligjencës atje e ngre çesjhtjen në nivel tjetër. Paratë pastrohen tek ndërtime pa leje”, tha ai