Ballina Kronike Makinat bëhen copash në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona, mes tyre...

Makinat bëhen copash në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona, mes tyre dhe fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Volksëagen Golf dhe një mjet tip “Mercedes-Benz”. Për pasojë janë plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Të plagosurit raportohet se janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa nga përplasja aksi rrugor u bllokua për disa momente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks