Shqipëria mposhtet 0-1 në “Air Albania”, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë ndaj Luksemburgut. Rasti i parë serioz i takoi Laçit, por mesfushori nuk shfrytëzoi si duhet një top të ardhur nga krahët.
Në minutën e nëntë, mysafirët përfituan nga një “përgjumje” e mbrojtjes tonë dhe kaluan në avantazh, falë golit të Sinanit, i cili shënoi me një goditje tokazi.
Kuqezinjtë provuan të reagojnë, fillimisht me Asllanin dhe më pas me Bajramin, por pa konkretizuar dot në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, pavarësisht rritjes së presionit nga Shqipëria dhe pavarësisht ndërrimeve, skuadra nuk u fut dot më në lojë. Me ardhjen e Maran në krye, kombëtarja merr humbjen e dytë, pas disfatës ndaj Izraelit pak ditë më parë. Vëmendja tani spostohet në shtator, aty ku na presin ndeshjen e Ligës së Kombeve.






