Ballina Aktualitet “Ligji i xhunglës” në zemër të Shkodrës, parkimet e paligjshme paralizojnë qendrën

“Ligji i xhunglës” në zemër të Shkodrës, parkimet e paligjshme paralizojnë qendrën

Screenshot

Kaosi i parkimeve në zemër të qytetit të Shkodrës po kthehet çdo ditë e më shumë në një shqetësim për qytetarët dhe vizitorët. Kamionë, autobusë dhe automjete të ndryshme parkojnë pa asnjë rregull në sheshe dhe hapësira publike, duke bllokuar qarkullimin dhe duke krijuar një panoramë larg standardeve të një qyteti europian. Mungesa e kontrollit dhe e masave ndëshkuese ka bërë që drejtuesit e mjeteve të veprojnë sipas dëshirës, duke e kthyer qendrën e qytetit në një zonë ku mbizotëron “ligji i xhunglës”. Në disa raste, autobusë dhe mjete të tonazhit të rëndë qëndrojnë për orë të tëra në vende të papërshtatshme, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve të tjera.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të rikthyer rendin dhe për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit dhe parkimit. Sipas tyre, një nga qytetet më të vizituara të vendit nuk mund të përballet me skena të tilla, të cilat dëmtojnë jo vetëm imazhin e Shkodrës, por edhe sigurinë e banorëve. Autoritetet vendore kanë dështuar të marrin masa konkrete për t’i dhënë fund këtij fenomeni që po kthen qendrën e Shkodrës në një pikë problematike të trafikut urban./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks