Prindërit e Martin Canit kërkuan dorëhqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut, drejtoreshës së shkollës “Fan Noli” dhe të mësueses kujdestare të klasës së djalit të tyre.
Ata i bënë këto kërkesa teksa morën pjesën në protestën e mbajtur para Ministrisë së Arsimit këtë të mërkurë. “Martini kishte ëndrra të mëdha, më thoshte “Do të bëhem si Ronaldo”. Shkonte çdo ditë në stërvitje dhe studionte. Martini im iku, por të mos ikin “Martina” të tjerë”. Dua dorëheqjen e ministres, drejtoresha e shkollës, mësuesja kujdestare që nuk më tha asnjë fjalë. Ku ishte ajo mësuese që më thoshte në mbledhje që Martini ishte fëmijë shembullor, mblidhte shokët dhe i bënte të buzëqeshnin”, tha mamaja e Martinit, Florina.
“Nuk po them asgjë për atë fëmijë, por ama kishte parandalim për ata fëmijë. Drejtësi për Martinin dhe për Luisin. Shyqyr që ma fali zoti Luisin, sepse ai është djali im tani. Turp të të vijë Ogerta Manastirliu! Nuk erdhe të thoshe as ngushëllime. Lërini ato karrige sepse nuk vlejnë më shumë se gjaku i një fëmije”.