Newspower.al ka siguruar foton e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili mbeti i vrarë një natë më parë në atentatin në Shkodër. Ai u qëllua për vdekje teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Autorët, të cilët lëviznin me motoçikletë, qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend. Ende nuk ka asnëj gjurmë nga autorët, të kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes përmes rrugicave dytësore. Një natë më parë u gjet rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen “Guerile” duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve. Policia ende ska një pistë hetimi për ngjarjen.