Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:25 në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou” në Kurbin, ku mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar tre këmbësorë.

Shtetasja D.D., 21 vjeçe, shtetasi E.R., 39 vjeç dhe shtetasja A.Gj., 18 vjeçe, që ishte shitëse ambulante, kanë pësuar lëndime nga aksidenti.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas informacionit të fundit, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është formuar një grup hetimor, i cili po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Aktualisht, autoritetet janë duke punuar për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe për të dokumentuar të gjitha faktet që kanë lidhje me këtë aksident.

Njoftimi i policisë

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu