Kryeministri Edi Rama beson se me vendosjen e dy satelitëve në hapësirë do ta çlirojnë nga përgjegjësia për kullat pa leje apo katet pa leje që mbijnë në qytete.
Edi Rama: “Debati i ushqyer me shumë urrejtje e mllef e për fat të keq me karakteristikën e debateve në pëgjithësi ku argument dhe logjika janë të dominuara nga urrejtja dhe gjakimi I një lufte politike është një debat është një debat që nis në dukje nga një pyetje e thjeshtë: Si ka mundësi që i patë tani? Po ku I kishit sytë? Edhe mua më drejtohet pyetja si nuk e pe ti këtë kullë, apo atë kat pa leje.
Rama thotë se këto debate janë të stisura dhe politikisht ndërsa po lufton për të fituar betejën e korrupsionit në administratë dhe për këtë qëllim janë vënë dhe shërbimet online.
Edi Rama: “Ky debat ka një natyrë që lidhet me konkretësinë e ngrehinave të larta nëpër qytet apo qytete, por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe qytetarët, interesin publik e korrupsionin, me zbatimin e detyrave dhe me rryshfetin. Dhe beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtetndërtimi është ajo për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si pjesë e një makinerie që nuk ka emër të përveçëm dhe nuk varet nga subjektiviteti i personave të veçantë. Ngrehinat janë rezultat i mosfunksionimit të një kontrolli që funksionon me të dobëtit por jo të fortit”