Kryetari i Bashkisë Shkodër priti në një takim zyrtar Drejtorin e ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Dashamir Spaho, të cilit i uroi suksese në ushtrimin e detyrës së re në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit institucional mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, me fokus menaxhimin e sezonit turistik, garantimin e rendit publik, rritjen e sigurisë për qytetarët dhe vizitorët, si dhe koordinimin e veprimeve në qytet dhe në të gjitha zonat turistike të Bashkisë Shkodër.
Në takim u theksua se bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mbetet një element kyç për garantimin e një Shkodre më të sigurt, më të qetë dhe më mikpritëse për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.






