Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu është shprehur kundër ndryshimit të Reformës Territoriale. Në Komisionin e “Territoriales”. Ndreu tha sot se me formulën aktuale të gjithë janë të përfaqësuar me këshillin bashkiak.


“Të marrim rastin e Lezhës që është përqendruar në një. Problemi më serioz nuk janë elementët që janë të realizuar. Përfaqësimi është realizuar. Çdo njësi vendore është e përfaqësuar në këshillin bashkiak. Jo me një. Por me dy dhe tre persona. Ky është argument pa sens. Kush të dojë mund të vijë dhe të marrë emrat e këshillit bashkiak. Nëse duhet të përfaqësohet për çdo shtëpi dhe derë ky është problem tjetër. Unë konstatoj gjatë kohës që drejtoj problem është mënyra e menaxhimit. Pse një dy apo 5 bashki difektojnë ne të dalim në konkluzione”.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës ka thënë e ndarja e territorit është jo efektive. Në fjalën e tij gjatë Komisionit të Reformës Territoriale, u shpreh se bashkitë janë produktive dhe kanë ulur borxhin 50%. Ai shtoi se bashkinë e ka marrë me 4.6 miliardë lekë borxh ndërsa sot borxhi është 1 miliard lekë. Ndër të tjera theksoi se në zonat rurale ka shërbime.


“Halli i ndarjes së territorit dhe lënia pas dore e elementëve të tjerë është jo efektive. Nuk po merremi me problematikën, por halli është si do parcelizohet vendi. Me reformën territoriale është krijuar një situatë e re, që ka grupuar të gjitha komunat e bashkitë në një njësi të madhe. Përfaqësimi është realizuar, ndryshe nga sa kam dëgjuar në tavolina të ndryshme. Çdo njësi vendore, çdo cep i territorit është e përfaqësuar jo vetëm me një, por edhe me dy apo tre persona në Këshillin Bashkiak. Kjo vërtetohet vetëm duke parë vendbanimin e çdo anëtari të këshillit bashkiak. Nëse ka institucione që janë produktive në këtë shtet, janë bashkitë. Bashkitë kanë ulur borxhin 50%. Në Bashkinë Lezhë e mora me 4.6 mld të vjetra borxh, sot afro 1 miliardë.


Nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale, nëse ndodh është mungesa menaxheriale e kreut të bashkisë. 300 km kanale kulluese në zonat rurale kemi bërë ne. Askush se kishte bërë më herët. Kemi ndërhyrë në rrugë rurale 300 km, 60% e buxhetit për zonat rurale”, tha Ndreu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu