Pas përfundimit të procesit të verifikimit për 43 kandidatë që synojnë të drejtojnë 12 drejtoritë në qarqe, këtë të shtunë ka nisur intervistimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Çdo kandidat do të shpalosë platformën për rreth 20 minuta përballë 3 anëtarëve të komisionit të vlerësimit që kryesohet nga Neritan Nallbati, që aktualisht mban postin e drejtorit të policisë kriminale dhe 2 anëtarët, Saimir Boshnjaku e Pëllumb Seferi.

Kjo është faza e dytë e procesit dhe deri më tani o vetmi që është skualifikuar nga gara është Edvin Ndreu, që mban postin e shefit të komisariatit numër 6 në kryeqytet. Ndreu nuk ka marrë ende gradën drejtues i parë një nga kriteret kryesore për të marrë postin e rëndësishëm të drejtorit të policisë.

Komisioni prej tre anëtarësh pasi të bëjë vlerësimin me pikë, do të dërgojë listën me emrat drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Prodës. Do të jetë ky i fundit që pritet të vendosë dhe të emërojë drejtorët e policisë së qarqeve.

Intervistimi pritet të përfundojë brenda ditës së shtunë, ndërsa i gjithë procesi në fillim të javës së ardhshme dhe më pas do të zyrtariozohen edhe emrat e drejtuesve.

42 kandidatët:

  • Tonin Vocaj
  • Erion Ahmeti
  • Ardian Çipa
  • Fatmir Lleshaj
  • Ardrit Elmazi
  • Luigj Vathi
  • Lorenc Shehu
  • Adriatik Tafçiu
  • Artion Duka
  • Lorenc Panganika
  • Ermal Muçaj
  • Gentian Berberi
  • Sokol Cana
  • Gazmend Shehu
  • Shkëlzen Rexhepi
  • Akil Kalo
  • Izet Hysa
  • Dritan Lena
  • Fatmir Hoxha
  • Altin Merizaj
  • Vilson Bala
  • Skender Hita
  • Lorenc Meta
  • Luan Mema
  • Gjovalin Loka
  • Kujtim Gjoka
  • Ndue Doçi
  • Sulë Cara
  • ⁠Islor Islami
  • Artur Shira
  • Dritan Malaj
  • Niko Brahimaj
  • Bedri Hasanaj
  • Alket Shatro
  • Altin Qato
  • ⁠Artan Bajrajtari
  • Elton Alushi
  • Alfred Nomani
  • Erzen Cera
  • Altin Mena
  • Alfred Elezi
  • ⁠Elidon Çela

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu