Ballina Aktualitet KRUJA SHPËTON NGA ZJARRI/ Rama pas përfundimit të operacionit: Asnjë banor i...

KRUJA SHPËTON NGA ZJARRI/ Rama pas përfundimit të operacionit: Asnjë banor i dëmtuar, vetëm një magazinë e shkrumbuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të operacionit për përballimin e zjarrit në malin e Krujës, duke vlerësuar punën e forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe policore të angazhuara në terren.

Rama bëri të ditur se zjarri u vu nën kontroll me një bilanc prej vetëm një magazine të djegur dhe pa persona të dëmtuar.

Ndërhyrja u zhvillua në kushte të vështira për shkak të erës së fortë, ndërsa gjatë natës nuk ishte e mundur përdorimi i mjeteve zjarrfikëse nga ajri.

Në reagimin e tij, Rama vlerësoi punën e forcave në terren dhe u shprehu mirënjohje zjarrfikësve, ushtarakëve dhe efektivëve të policisë për ndërhyrjen gjatë orëve të vështira.

Sipas tij, puna e koordinuar e strukturave bëri të mundur shmangien e dëmeve më të mëdha, ndërsa banorët e Krujës nuk pësuan dëmtime nga zjarri.

“Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri e lidhi situatën në Krujë edhe me zjarret që po prekin vende të tjera të Europës gjatë kësaj vere, duke vlerësuar se ndërhyrja në terren shmangu një bilanc më të rëndë.

Rama publikoi edhe një mesazh të marrë nga një prej banorëve të Krujës gjatë orëve të natës, si dëshmi e mbështetjes së forcave të angazhuara për përballimin e situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks