Ballina Politike “Krimineli kthehet në vendin e krimit”/ Akuza e fortë e Bardh Spahisë:...

“Krimineli kthehet në vendin e krimit”/ Akuza e fortë e Bardh Spahisë: Rama po planifikon t’u grabisë tokat banorëve të Thethit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ndaj vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Theth, duke e akuzuar se po rikthehet në zonë një vit pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas Spahisë, Rama u kërkoi më herët banorëve të investonin në pronat e tyre, ndërsa më pas, sipas tij, ndërhyri me prishje që dëmtuan investimet e familjeve thethiane.

Statusi:
KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!
​Sot Rama shkel në Theth, fiks një vit pasi lëshoi fadromat si bishë mbi kursimet e një jete të thethianëve. Ky është kulmi i pabesisë: i ftoi vetë të ktheheshin e të investonin djersën e kurbetit, vetëm për t’i tërhequr zvarrë e për t’ua bërë rrafsh mundin.
​Tani paska fytyrë të vijë e të shesë “Paketën e Maleve”? Mos u gënjeni nga ky mashtrim i pabesë.
​Ky është plani i tij i rradhës për t’u grabitur tokat e të parëve vendalinjve. Pasi i falimentoi, tani do t’ua ndajë malet thela-thela, siç ka bërë në mbarë Shqipërinë pa asnjë fije transparence, oborrtarëve dhe miqve kriminelë me të cilët mban dhe vjedh pushtetin.
​Thethianët e mençur dhe trima nuk mund ta falin këtë thikë pas shpine! Kjo qeveri hajdute nuk meriton mikpritje, por një refuzim epik dhe dënimin mbarëqytetar.
​Malet janë të malësorëve, jo të çakenjve të pushtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks