Ballina Aktualitet Kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou takim me ish-drejtuesin e arsimit, Burhan...

Kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou takim me ish-drejtuesin e arsimit, Burhan Vajushi. Vlerësim për kontributin e tij në fushën e arsimit!

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka pritur në një takim miqësor ish-drejtuesin e arsimit dhe mësuesin me kontribut shumëvjeçar në sistemin arsimor të Shkodrës, Burhan Vajushi.

Statusi i plotë i Edmond Ndout:

“Sot pata kënaqësinë të pres në një takim miqësor z. Burhan Vajushi, ish-drejtues të arsimit dhe një mësues me kontribut të vyer shumëvjeçar në sistemin arsimor të Shkodrës.

Edhe pse sot jeton në SHBA, lidhja me Shkodrën dhe arsimin e saj mbetet e fortë. E shfrytëzova ardhjen e tij në qytetin tonë për të ndarë një bisedë të ngrohtë, kujtime dhe vlerësime për kontributin e tij ndër vite.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, pata kënaqësinë t’i dhuroj tre botime të Këshillit të Qarkut Shkodër, si një mënyrë për t’i përcjellë edhe një pjesë të historisë, punës dhe trashëgimisë së institucionit që përfaqësoj.

Mirënjohje për njerëzit që kanë dhënë nga vetja për Shkodrën dhe brezat e saj.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks