Kryetari i PD Shkodër, Ardit Çylybyli, zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin e radhës organizativ në Njësinë Administrative Rrethina, në grupseksionin Dobraç – Golem, së bashku me sekretarin politik Besnik Kastrati dhe Tonin Deda.
Statusi i Ardit Çylybylit:
Sonte zhvilluam takimin e radhës në Njësinë Administrative Rrethina, në grupseksionin Dobraç – Golem, së bashku me sekretarin politik z. Besnik Kastrati dhe z. Tonin Deda.
Ishte një takim shumë i mirë dhe konstruktiv, ku u zgjodhën edhe strukturat drejtuese për 4 vitet e ardhshme.
I uroj suksese kryetarit të ri, z. Arben Sufaj, një familje me kontribute ndër vite në Partia Demokratike e Shqipërisë. Kam besim se, me bashkëpunim dhe përkushtim, do të arrijmë rezultate shumë të mira për komunitetin dhe për forcën tonë politike. ✌️






