Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, zhvilloi sot një takim me strukturat lokale të grupseksionit 2/2, në kuadër të forcimit të organizimit dhe koordinimit politik në zonë.
Në këtë takim morën pjesë deputeti Bardh Spahia, sekretari politik Besnik Kastrati, si dhe anëtarë të grupit të punës.
Statusi plotë:
Sot zhvilluam një takim në grupseksionin 2/2 sëbashku me deputetin z.Bardh Spahia sekretarin politk z.Besnik Kastrati dhe grupin e punes prof. Irmen Gezimin Imeldin Fredin , ku u konfirmua në detyrë kryetari Arban Lutfija.
Diskutuam mbi organizimin për protestën e datës 8 maj, si dhe mbi rëndësinë e anëtarësimeve të reja për forcimin e mëtejshëm të strukturave tona.
Të vendosur dhe të bashkuar, vijojmë punën për të arritur objektivat tona✌🏼






